Ka ndodhur

Sherr me armë mes adoleshentëve, dy 19-vjeçarë fshihen në pyll pas ndjekjes së policisë

Gazeta Si – Dy 19-vjeçarë janë shpallur në kërkim, pasi qëlluan me armë zjarri pas një konflikti, braktisën automjetin gjatë ndjekjes nga policia dhe u larguan në një zonë të pyllëzuar.

Në Çorovodë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. G., 19 vjeç në bashkëpunim me shtetasin F. Ç., 19 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D., 19 vjeç, i cili në momentin e goditjes ishte jashtë automjetit. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

Policia tha se identifikoi autorët e këtij rasti, të cilët kur kanë konstatuar se po ndiqeshin nga shërbimet e Policisë, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në një zonë të pyllëzuar. Shërbimet e Policisë vijojnë ende ndjekjen e tyre dhe kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë