Dekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm ka shkaktuar përplasje dhe dinamika të forta në politikën shqiptare.
Së fundmi, ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani është shprehur se Presidenti Ilir Meta duhet ta dekretojë zotin Lleshi, nëse vërtetohet që ai nuk është ushtarak aktiv.
Sipas ish-ministrit, çdo qëndrim tjetër do të komprometonte rolin kushtetues të Presidentit, i cili duhet të sillet në bazë të Kushtetutës.

“Mosdekretimii parë ishte i duhuri, qoftë dhe për ti dhënë një shpullë arrogancës sëKryeministrit që shkarkon e propozon ministra me dy rreshta në Twitter”, shkruan Manjani, nëpërmjet një reagimi në Facebook.
Postimi i plotë:
“Po të më dëgjojë, këshilla ime për Presidentin e Republikës është tadekretojë Sandër Lleshin. Kushti i vetëm që duhet sqaruar është i plotëson apojo kushtet e neneve 70 dhe 103 të Kushtetutës. Domethënë është apo jo ushtarakaktiv që e bën Sandrin të pamundur të emërohet ministër. Po u sqarua kjo gjëmundësisht publikisht, Sandri duhet dekretuar. Çdo qëndrim tjetër e komprometonrolin kushtetues të Presidentit. E përsëris të zyrtarit të vetëm që ende flet esillet në bazë të Kushtetutës. Mosdekretimi i parë ishte i duhuri, qoftë dhepër ti dhënë një shpullë arrogancës së Kryeministrit që shkarkon e propozon ministra me dy reshta në Tëitter. Ai mund të tallet me vartësit e tij, por jo me Presidentin e Republikës! Ndaj ai mosdekretim, qoftë dhe me motivin “nuk mëbind” ishte i duhuri, pikërisht për faktin se nuk propozohet ndryshimi iministrave me dy rreshta. Vetë Kryeministri, përtej sjelljes prej zuzari jozyrtari, më në fund ka dërguar njërelacion shpjegues. Pra e ka hequr tullën e arrogancës ku kishte hipur. Tanimbetet për të verifikuar ka apo jo pengesa kushtetuese. Nëse pengesa nuk ka ose bien, gjykoj se Presidenti duhet ta dekretojë. Nuk ka pse të lihet asnjë shije e pakëndshme nëpublik. Këtu nuk është fjala për qeverinë po për shtetin.Ndërkohë analizapolitike dhe media duhet çliruar nga ky debat, për t’u fokusuar tek gjëra tëtjera më të rëndësishme si Borxhi, investimet, korrupsioni, dhunimi i tedrejtave ndaj shtetasve, varfëria e papunësia, arsimi e shëndetësia, integrimidhe ekonomia.”

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje