Kryesocialisti Edi Rama, në një takim me disa të rinj të qytetit të Durrësit, u bëri atyre thirrje që të bindin edhe familjarët e tyre që të rikonfirmojnë në detyrë Emiriana Sakon.
Kryeministri tha për kryebashkiaken aktuale se flet pak dhe punon shumë dhe këtë sipas tij e tregon edhe fakti që Durrësi është një nga qytetet më të pastra të vendit.
Rama u ndal dhe te kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Durrësin, Igli Cara.
Carën, Rama e cilësoi si djalë të mirë, por ashtu siç është shprehur edhe për kandidatë të tjerë, shtroi pyetjen se si mund t’ia vërë në dispozicion emrin dhe reputacionin, Sali Berishës?
“Mund të jetë djalë i mirë. Unë jam i martuar, nuk kam motër për të martuar. Nuk jam këtu për të bërë krushqi me djalin e mirë. Këtu çështja nuk është te sa djalë i mirë apo i keq je. Këtu çështja është, a ma bën punën apo jo? Durrësi sot, një nga qytetet më të pastër të Shqipërisë, gjë që nuk ishte e vërtetë deri kur Ani mori detyrën”, tha Rama.
Sërish, kreu i socialistëve u kujtoi durrsakëve që “u rreh zemra djathtas” se në fletën e votimit do të kenë emrin e Ilir Metës.
“Si do shkoni në votime? E dini që në fletët e votimit keni Like Floririn?”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje