Bota

Një ish-deputete suedeze regjistrohet në ushtrinë ukrainase në luftë kundër Rusisë

Gazeta Si – Pas gati gjashtë muajsh pritjeje, ish-deputetja suedeze Caroline Nordengrip më në fund ka arritur të bashkohet me ushtrinë ukrainase.

Militantja 43-vjeçare e demokratëve të krahut të djathtë suedez, e cila kishte kohë që stërvitej përkrah ushtrisë së Kievit, ka marrë lejen për t’u regjistruar në luftën kundër Rusisë.

“Tani, pas tre ditësh burokraci, më lejuan të regjistrohem në ushtrinë e rregullt, u deshën të kalonin shumë pengesa. Gjurmët e gishtërinjve, fotot, mjekët, psikologët, të paktën 30 firma”, ka shkruar Nordengrip në profilin e saj në Instagram, ku ka rrëfyer rrugën që e çoi në ushtrinë ukrainase nga Suedia.

Ish-deputetja, e cila ka publikuar dokumentacionin zyrtar falë të cilit mund të vendoset në fushën e betejës, do t’i shërbejë forcave të armatosura ukrainase në radhët e Legjionit Ndërkombëtar.

Nordengrip, e cila gjithashtu bëri tatuazh në krahun e saj “tryzub”-in, tredhëmbshin ukrainas, emblema e princave Rjurikid që dominuan territorin gjatë Mesjetës, duke themeluar kryeqytetin në Kiev, është trajnuar me forcat e armatosura të Zelenskit që nga nëntori i vitit 2022.

Në Instagram, ajo shpërndau shumë foto nga seancat stërvitore, të shoqëruara me fjali admirimi për luftëtarët e Kievit që “i rezistojnë sulmit rus 24 orë në ditë, në të gjitha kushtet, të ftohtë apo të nxehtë”.

Që prej nisjes së luftës në shkurt 2022, Ukrainës i janë bashkuar me qindra mercenarë të huaj në luftën kundër Rusisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë