Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin, Luçiano Boçi është takuar të hënën me Shefen e Misionit të ODIHR për zgjedhjet Audrey Glover.
“OSBE/ODIHR duhet të mbështesin ruajtjen e standarteve të zgjedhjeve të 14 majit përpara se këto standarte të bëhen të papranueshme, siç po ndodh!…
Prej muajsh punonjësit e administratës janë nën presion të drejtpërdrejtë për të dorëzuar 10-20 karta identiteti.
Çdo mbështetës i opozitës ka marrë thirrje telefonike ose kërcënime direkte – te puna dhe tek biznesi.
16.000 përfitues të ndihmës ekonomike janë thirrur dhe këshilluar për cilin të votojnë që të mos humbasin ndihmën.
Organet ligjore të Bashkisë janë inaktive dhe mijëra vende pune janë krijuar përkohshëm – për të ndikuar votën.
Ne presim që organizmat ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndaluar këtë veprim antikushtetues të një bashkie që është alarmuar prej ndjesisë së humbjes”, tha Boçi pas takimit të zhvilluar
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje