Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të ç’rregjistruar kandidatin e Partisë Socaliste, Qerim Ismailaj si kandidat për kryetar bashkie në Mallakastër.
Demokratët kërkuan që Ismailaj duhet të çregjistrohej pasi ishte dënuar me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh dhe duhet ta kapte rrjeta e dekriminalizimit. Por socialistët janë mbrojtur duke deklaruar se dënimi ndaj kandidatit të tyre ishte konvertuar në orë pune publike dhe kandidati i saj nuk përplasej me ligjin.
Ismailaj u dënua me kërkesë të SPAK, pasi akuzohet se kishte fshehur një dënim në Greqi për rrahje, gjatë kohës që kishte qenë emigrant në këtë shtet. Ai u dënua në muajin shkurt nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim që iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Me këtë vendim, Kolegji i hap rrugën e kandidimit të Ismailajt edhe për një mandat tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje