Gazeta Si – Në Jeruzalem, një makinë ka përplasur disa kalimtarë pranë tregut të fruta-perimeve Mahane Yehuda mbrëmjen e të hënës.
Tetë persona u plagosën: një person rreth 70 vjeç është në gjendje të rëndë sipas mediave lokale.
Kryeministri Benyamin Netanjahu e quajti episodin “një sulm”. “Ishte një përpjekje e mëtejshme për të vrarë qytetarët e Izraelit”, shtoi kryeministri.






Shoferi i makinës, njoftoi radio ushtarake, “u neutralizua”. Ka qenë një civil që e ka goditur, sipas një oficeri policie.
“Ai ishte një atentator i izoluar, i cili e kishte planifikuar sulmin në kohë,” shtoi ai.
Sulmuesi i vrarë u identifikua si Hatem Abu Najma, 39 vjeç, baba i 5 fëmijëve, me banim në lagjen palestineze “Beit Safafa”, në Jeruzalem.
Sipas autoriteteve izraelite, ai nuk kishte precedentë penalë, por vuante nga probleme mendore.
Sulmi ndodhi rreth 200 metra larg vendit të një ceremonie përkujtimore ku mori pjesë edhe kryeministri Benjamin Netanjahu. “Ky ishte një sulm terrorist, në këtë vend, në këtë moment, atje, mos harroni se toka e Izraelit dhe shteti i Izraelit janë fituar përmes shumë sprovave dhe mundimeve”, tha ai.
Kryeministri. Netanjahu shtoi: “Këto sulme shpresojnë të na çrrënjosin nga këtu dhe, nëse munden, do të na vrisnin të gjithëve. Por ata nuk do të fitojnë. Ne do t’i mposhtim ata”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje