Koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të ketë numërues të votave vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit.
Në short, Partisë së Lirisë i ranë tavolinat e numërimit me numër tek, ndërsa partisë tjetër që merr anëtarin e katërt, PDIU-së i ranë tavolinat me numër çift.
Në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të PS-së, 1 i PD-së dhe 1 i PL-së.
Në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të PS-së, 1 i PD-së dhe 1 i PDIU-së.
Vendimi që anëtari i katërt i grupeve të numërimit të ndahej mes Partisë së Lirisë dhe PDIU-së u mor ditën e djeshme gjatë mbledhjes së KQZ-së
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje