Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Fierit kërkoi një angazhim më të madh për zgjedhjet e 14 majit.
“Nuk kemi ardhur këtu të diskutojmë rezultatin. Mund të diskutojmë për fuqinë e shembullit të PS-së, për të treguar që ne nuk kemi arritur asnjë kufi maksimal në rezultatet tona. Për të treguar që me fuqinë e organizimit dhe me fuqinë ekstra të grave dhe të vajzave, PS mund të garantojë fitore që nuk i ka arritur kurrë më parë. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe bashkisë së Fierit është e garantuar dhe ne do vazhdojmë ta mbështesim Fierin me të gjitha forcat. Që ky bashkëpunim të thellohet dhe që Fieri të rritet në të gjitha aspektet. Për familjet këtu në Fier kemi nevojë që në 14 maj të tregojmë forcë të madhe të angazhimit tonë që Shqipëria që sot është diçka krejt tjetër në sytë e botës, të vazhdojë të jetë më e respektuar në sytë e botës dhe të mos kthehet mbrapa në secilën bashki”- u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje