Politike

Meta thirrje nga Korça: Shkoni votoni, nuk ka rëndësi se për cilën parti

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ftoi qytetarët nga Korca që të votojnë, pasi vetëm në këtë mënyrë nesër mund të kërkojnë llogari.

Në një konferencë për gazetarët në Korçë, Meta tha se është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët të votojnë pavarësisht se cilën parti do të zgjedhin.

“I ftoj qytetarë të përmbushin të drejtën e tyre për të votuar. Pjesëmarrja në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme për të frenuar këtë tendencë kaq serioze, për të penguar largimin. Ata duhet të votojnë patjetër nuk ka rëndësi cilën parti. Nuk kërkon dot llogari nesër të tjerëve nëse nuk votoni”, tha ai

Më herët, Kreu i PL-së , Ilir Meta prezantoi kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Korçën, Ledina Aliolli.

 “Para se të hyja këtu pashë këtë kullën e shëmtuar. Po Korça është një qytet historik ka identitetin e vet, si mund të bëhet një kullë e shëmtuar në mes të Korçës për një kapriço të dikujt? Mirë ai që iku nga mendja, po këta që janë këtu në Korçë si e pranuan?! Korça është me fat që të ketë një kryebashkiake dhe do ta ketë”, tha ai.

Ai shprehu gjithashtu shqetësimin e largimit të të rinjve jashtë vendit.

“Ka ardhur koha për të hapur një faqe të re dhe të vendosjes së transparencë dhe kthimit të Bashkive në interes të qytetarëve. Të kalojmë nga monizmi absolut, në transparencë absolute dhe kjo do të jetë një premtim i mbajtur menjëherë. Shtresa më e goditur janë gjithashtu gratë, nënat. Edhe emigrimi është kthyer në një shqetësim kryesor. Pse duhet të sjellim indianë apo bangladeshas. Nuk kemi fobi ndaj të tjerë, por s’mund të trajtohemi në këtë mënyrë, duke shtuar: “Një problem i madh është edhe dhuna. Kemi një shoqëri me një stres të madh. Korça për fat të keq është një nga qarqet që po përjeton tkurrjen  e popullsisë. Është shtuar frika e të rinjve për tu martuar sepse sot e dimë edhe se si janë rritur çmimet dhe janë shtuar vështirësitë. Më shumë probleme po përballet edhe mosha e tretë, dhe po ashtu nevojë për vëmendje të veçantë kanë personat me aftësi të kufizuar. Duhet të ketë një infrastrukturë të domosdoshme për ta…”, tha ndër të tjera Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë