Ka ndodhur

Rumuni kapet në Rinas me 18.500 paund të padeklaruara

Gazeta Si – Një sasi parash prej 18.500 paund u sekuestruan në aeroportin e Rinasit, të cilat iu gjetën të padeklaruara një shtetasi rumun në hyrje të Shqipërisë.

Policia thotë se shuma e parave ishte në posedim të shtetasit rumun me iniciale A.C., 32 vjeç.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë