Ka ndodhur

Me thikë me vete në aeroport, në pranga 43-vjeçari në Kukës

Gazeta Si – Një 43-vjeçar nga Vora është arrestuar nga policia në aeroportin “Flatrat e Veriut” në Kukës, pasi tentoi të kalonte kufirin, por gjatë kontrollit i është gjetur në çantë një mjet prerës thikë.

Policia tha se L.K., u arrestua për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.

Gjithashtu, një 37-vjeçar banues në fshatin Topojan të Kukësit është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë