Gazeta Si – Avionët luftarakë gjermanë dhe britanikë të NATO-s kanë kapur tre avionë zbulues rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik.
Lajmin e dha këtë të mërkurë Forcat Ajrore Gjermane. Tre avionët rusë – dy avionë luftarakë SU-27 dhe një Ilyushin Il-20 – nuk po transmetonin sinjale transponder dhe u kapën nga Eurofighters të dy vendeve.
“Luftwaffe” postoi disa fotografi të avionëve rusë në mes të fluturimit në mediat sociale. Ata u shoqëruan deri në dalje të hapësirës ajrore ndërkombëtare.
Aufklärungsflieger abgefangen. 🇩🇪 und 🇬🇧 #Eurofighter wurden alarmiert, um 3 Militärmaschinen zu identifizieren. Die zwei SU-27 Flanker und eine IL-20 aus 🇷🇺 flogen erneut ohne Transpondersignal im int. Luftraum über der Ostsee. #SecuringTheSkies #VAPB @NATO @GermanyNATO… pic.twitter.com/sOY4CPkrbe
— Team Luftwaffe (@Team_Luftwaffe) April 26, 2023
Ndërkohë, personeli ushtarak bjellorus është trajnuar në një kamp ushtarak në Rusi për “mirëmbajtjen dhe përdorimin” e armëve bërthamore taktike “për sistemin raketor operacional-taktik Iskander-M”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
Gjatë stërvitjeve, të cilat filluan më 3 prill, vëmendje e veçantë iu kushtua përmirësimit të mëtejshëm të aftësive praktike në përgatitjen e sistemit raketor për përdorim dhe vendosje, si dhe kryerjen e nisjeve të stërvitjes luftarake, shtoi ministria.
Më herët, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që vendos kontroll të përkohshëm administrativ nga autoritetet ruse mbi pasuritë e njerëzve nga “vendet armiqësore”, në përgjigje të sekuestrimit ose kufizimit të të drejtave të pronave ruse jashtë vendit.
Dispozita flet për “nevojën për të miratuar masa urgjente” në përgjigje të veprimeve të paligjshme të SHBA-së dhe shteteve të tjera për të privuar ose kufizuar të drejtat pronësore të Rusisë, kompanive të saj dhe qytetarëve të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje