Politike

Alibeaj: 33 vite e djathta në këtë vend nuk ka ekzistuar, Berisha i bëri dërmën demokratëve

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ishte në takimin prezantues të kandidatit për kryetar të bashkisë Këlcyrë, Adriatik Spahiu.

Alibeaj tha se demokratët dallojnë nga kundërshtarët.

“…Pse jemi ndryshe ne? Ne jemi ndryshe se e fillojmë një herë nga vetja. Demokratët e fillojnë nga vetja reflektimin, para se të shkojmë tek kundërshtari politikë. Dhe nga vetja e kemi treguar në këtë një vit e gjysmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Prej një viti e gjysmë PD është në agresion. Agresion nga jashtë, të majtët, partia socialiste, Edi Rama, regjimi, i gjithë shteti në fakt i është hedhur në grykëpartisë demokratike për ta asgjesuar. Sepse e di që rreziku më I madh I regjimit të tij është vetëm Partia Demokratike. E si mos të mjaftonte kjo, jemi ndodhur nën sulm, nën agresion edhe nga brenda vetes.  Jemi ndodhur nën agresion nga Sali Berisha. Jemi ndodhur nën agresion edhe nga njeriu që e kemi pasur dy herë president, dy herë kryeministër, e kemi adhuruar si lider historikë, ka përfituar shumë nga PD…”, tha Alibeaj. Ai shtoi se PD ka detyrime ndaj aleatëve duke kujtuar së Berisha tashmë është shpallur non grata.

“Partia Demokratike është partia që në ADN-në e saj është pro amerikane, është pro perëndimore. Nëse nuk e ka këtë vlerësim, ajo nuk është më. Është thjesht dhe vetëm një kopje e keqe e partive të majta, partive sovjetike  që janë sot në Shqipëri. E pra, për shkak të kësaj arsyeje, Sali Berisha mori kazmën për t’ia vënë dërmën demokratëve…”, tha ai.

Por cili duhet të jetë qëllimi primar i demokratëve?

“Qëllimi I parë: duhet të mbajmë gjallë Partinë Demokratike. Që Partia Demokratike e cila është e vetmja sot, është ishulli I vetëm I pakorruptuar në panoramën politike shqiptare. Partia Socialiste është sistemi I korrupsionit i ngritur në piedestal. Shkoi deri aty Edi Rama, sa të korruptojë edhe përfaqësues të lartë të FBI-së  amerikane. Pala tjetër është në korrupsion me non grata dhe pazare politike. E vetmja, jemi ne Partia Demokratike. Ky është qëllimi kryesor, I asaj çfarë quhet sfida jonë. Së dyti, miqtë e mi kemi detyrim të mbajmë në këmbë të djathtën. 33 vite e djathta në këtë vend nuk ka ekzistuar. Kemi thënë gjithmonë ne se mbështetemi tek të përndjekurit, se mbështetemi tek pronarët, se mbështetemi tek biznesi, se mbështetemi tek rinia e me radhë. Ku e ke rininë sot? Rinia vetëm ikën. Ikën për arsyen kryesore të lëngatës që ka shkaktuar Edi Rama, por ikën edhe për arsyen tjetër se Partia Demokratike deri para pak kohësh nuk jepte shpresë, nuk kishin besim tek ne. dhe kjo është një arsye që ne të djathtët do të duhet ta shohim.  Ta shohim brenda vetes, sepse s’kemi qenë asnjëherë ideologjikisht të qartë e të pastër…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë