Ka ndodhur

Ngacmoi seksualisht një minorene dhe një vajzë të huaj, arrestohet 25-vjeçari

Gazeta Si – Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një shqiptare dhe një shtetase të huaj.

Policia thotë se Xhejson Bregu, ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare në ashensorin e pallatit, si dhe një keniane në shkallët e një parkingu të një qendre tregtare.

Nga pamjet duket Bregu që ngacmon të renë dhe më pas largohet, ndërsa vajza është tronditur nga ngjarja.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Xhejson Bregu është proceduar penalisht në gjendje të lirë kohë më parë, pasi akuzohej se ka puthur një 7-vjeçare në oborrin e shkollës.

Ai kishte 3 muaj që kishte ardhur nga Gjermania dhe punonte banakier në një lokal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë