Ka ndodhur

Maliq, 54-vjeçari godet me mjete të forta në kokë një person

Gazeta Si – Një 54 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi goditi me mjet të fortë në kokë një person në Korçë.

Sipas policisë për M. R., banues në fshatin Podgorie të Maliqit, janë referuar materialet në Prokurori, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur një 37-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu një 66-vjeçar në Pogradec është në ndjekje penale në gjendje të lirë. Policia tha se P.M., banues në fshatin Guras, Pogradec, dyshohet se ka kanosur me fjalë një 68-vjeçar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë