Në një bashkëbisedim me kapitenin e ekipit të Tiranës Gentian Muça, kandidati i PD-së, për Tiranën, Roland Bejko tha se bashkia e Tiranës ka mungesë vëmendje ndaj ekipit të futbollit të kryeqytetit
“Diskutuam për problemet e sportit në Tiranë, dhe mungesën e vëmendjes nga ana e Bashkisë Tiranë në mbështetje të ekipit të futbollit të Tiranës.
Fakti kryesor që kjo bashki nuk e do sportin, është dhënia e terreneve sportive për kulla.
Genti është bashkëdrejtuesi i listës tonë për Këshillin Bashkiak, dhe jam i bindur do të jetë një avokat i fortë i kauzave të lidhura me sportin”, komentoi Bejko në Facebook pas takimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje