Politike

Presidenti kroat: Shqipëria duhet të ishte në BE, ka paragjykime ndaj saj

Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi një konferencë të përbashkët me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç në vizitën zyrtare që ai po zhvillon në Kroaci.

Në fjalën e tij, presidenti kroat tha se Shqipëria e meriton të anëtarësohet në BE dhe se procesi duhet të ishte mbyllur më herët.

“Duam të ndihmojmë Shqipërinë jo vetëm për BE, por kemi synim konkret duhet që të ishte në një fazë më të avancuar të integrimit, duhet të ishte në fund të negociatave. Lidhet me paragjykime, pasi të gjithë argumentet flasin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ishte në BE. Sikur ne të pyeteshim do ndryshonte. Kemi biseduar për zhvillimin ekonomik, krijimin e linjave direkt ajrore dhe direkte, kam tentuar të afirmoj idenë që dhe pala kroate të bëjë shumë.

Duam të lidhim Shqipërinë me Evropën, porti i Plloçës me të Durrësit dhe pjesa më e madhe e mallrave që hyjnë dhe dalin, kalojnë përmes Barit. Të tentojmë që të vijnë dhe në Kroaci, nuk do jetë e lehtë por nëse shohim nga Lindja e mesme. Nuk do humb asnjë rast se sa e rëndësishme është Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE, thjesht janë paragjykimet ndaj Ballkanit dhe myslimanëve. Siç duket kjo në Evropën Perëndimore është bërë problem”, tha ai.

Nga ana e tij, Presidenti i Republikës tha se është koha për një linjë ajrore direkte mes dy vendeve.

“Më lejoni që në këtë konferencë të falënderoj mikpritësin dhe mikun tim, presidentin e Kroacisë për pritjen e përzemërt. Kjo është vizita e dytë e imja si president jashtë vendit, pas asaj të Kosovës. Fokusi ishte forcimi i bashkëpunimit, axhenda e integrimit evropian si edhe zhvillimet rajonale. Marrëdhëniet shqiptare kroate janë në ditën më të mirë falë marrëdhënieve të shkëlqyera historike mes dy vendeve. Ata kanë në themel të tyre prioritetet e politikës së jashtme të dy vendeve. Në këto tre dekada kemi krijuar një kapital që është mjaft i mirë i bashkëpunimi ekonomik, diplomatik e politik. Ndamë bindjen se pavarësisht nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe se marrëdhënieve tregtare, ende mbetet shumë për të bërë në bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Vlerësova se në këtë drejtim duhet të bëjmë më shumë. Investimet kroate janë të mirëpritura, veçanërisht në fushën e turizmit dhe energjisë, por edhe në fusha të tjera, si infrastruktura, bujqësisë. Për një ndërlidhje më të mirë mes dy vendeve ne ndikim drejtpërdrejtë të turizmit ka ardhur koha që të ketë linjë ajrore direkte mes dy vendeve, apo ndërlidhje mes porteve të dy vendeve”, tha Begaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë