Në takimin me demokratët e Shkodrës, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj kërkoi që të votohet për siglën e Partisë Demokratike.
Në prezantimin e kandidateve për Këshilli Bashkiak, Alibeaj u duk qartazi në kërkesën e tij kur akuzoi Berishën se kërkon ta kthejë të djathtën në një lëvizje antiperëndimore dhe u kujtoi shkodranëve se Ilir Meta ishte ai që e kaloi PD në opozitë.
“…Në thelb, secili prej këtyre, për intereset e tyre personale janë lidhur në një aleancë okulte anti-perëndimore. Një pushtet i korruptuar dhe një pjesë e ashtuquajtur opozitë e korruptuar edhe ajo. Shkëmbejnë, japin e marrin gjithçka. Madje këtu në Shkodër kanë arritur edhe rekordet. Kanë shkëmbyer deri dhe deputetë. Deputetë që deri dje ishin në njërin krah, kanë kaluar në krahun tjetër. Kanë shkëmbyer pjesë partish, madje kanë shkëmbyer edhe kandidatë. Ai kandidati I cili sot përfaqëson Partinë Socialiste, deri dje ishte edhe përfaqësues I Partisë Demokratike. Ja pra kjo është forma më energjike për të treguar që kanë qenë dhe janë bashkë. Të vetmit që e kanë pësuar janë demokratët me zemër dhe me shpirt, që ia kanë përkushtuar jetën e tyre politike Partisë Demokratike dhe tashmë ndihen por dhe janë të tradhtuar.

Ilir Meta që sot ka në krahun e vet të djathtë, Sali Berishën, ish kryetarin historik të demokratëve. Dhe kjo është shfaqja më e përçudnuar e asaj se çka në 30 vite ka ndodhur.
Është kjo pjesa në fakt, pjesa e trekëndëshit që në kurriz të shqiptarëve ka vetëm përfituar dhe sot është duke kërkuar t’i përdor për hallet e tyre personale. E ndaj kësaj situate, të krijuar jo prej nesh, jo prej jush, e kësaj situatë që bie mbi kurrizin tonë, ne vetëm duhet të reagojmë. Sepse liria dhe demokracia nuk kanë vend në një aleancë anti-amerikane, anti-britanike, anti-evropiane, anti-demokratike dhe anti-perëndimore”, tha ai
Alibeaj shtoi: “Asnjëherë miqtë e mi nuk do të duhet të harrojmë se ishte Ilir Meta, Ilir Meta atje ku është strehuar sot Sali Berisha. Ai I cili në vitin 2013 e kaloi pushtetin me duart e tij dhe me dashje nga demokratët dhe e çoi tek Edi Rama. Duke trafikuar sforcot, duke trafikuar kontributin, historikun, duke dhënë kosto vetëm demokratëve dhe duke ngritur në këtë piedestal në këtë mbretërim në kundërshtim me ligjin dhe me aspiratat e shqiptarëve, Edi Ramës. Atë po bën edhe sot, është e njëjta gjë. Nuk kanë kaluar shumë vite që ajo që po ndodh nuk është gjë tjetër veçse një trafikim. Një trafikim demokratësh nën siglën laramane të Ilir Metës. Atë që nuk e pranoi të dilte në këto zgjedhje me kandidat unik, siç ne ua ofruam, siç ne propozuam, të dalë nga primaret e tij, vetëm e vetëm që demokratët të kishin shanset për të fituat të paktën gjysmën e bashkive në vend. Ky ishte synimi ynë, kjo ishte qasja jonë…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje