Gazeta Si – Ushtria ruse goditi më shumë se një duzinë raketa lundrimi në Kiev, Ukrainën qendrore dhe jugore duke vrarë 12 civilë, përfshirë një djalë dyvjeçar dhe nënën e tij të re në Dnjipro, thanë autoritetet e Kievit, duke publikuar fotografi të sulmeve në mediat sociale.
Sirenat e sulmit ajror kanë rënë rreth kryeqytetit gati dy muaj që nga sulmet e fundit. Qyteti i Mykolaivit u prek gjithashtu.
“Trupat ruse kanë nisur një sulm masiv me raketa në Ukrainë”, tha shefi i Policisë Kombëtare Igor Klymenko, siç raportohet nga “Rbc-Ukraine”.
Në fakt, Kievi nuk ishte goditur nga raketa për disa javë, edhe pe nga sulmi i fundit nuk ka informacione për të viktima apo të plagosur.
Kohët e fundit kishte pasur disa alarme me dronë dhe ata nuk kishin prekur as atmosferën e një normaliteti të ri që karakterizon tashmë kryeqytetin. Por herët në mëngjes e kësaj të premteje, zona e kryeqytetit u vu sërish në shënjestër të raketave ruse.
Disa qendra urbane në pjesën tjetër të qendrës së vendit u prekën, përveç Dnjipros edhe Kremenchuku dhe Poltava.
Për të dytën ditë radhazi, qendra e Mykolaiv në jug u sulmua sërish. Këtu duket se rusët po përpiqen të zmprapsin përgatitjet për ofensivën e radhës ukrainase, e cila mund të nisë në javët në vijim. Ardhja e ndihmës ushtarake perëndimore dhe fillimi i vapës po afrojnë kohën e sulmit.
Zyrtarët ukrainas thanë se 21 nga 23 raketa dhe 2 dronë sulmues rusë u rrëzuan nga sistemi ajror mbrojtës i Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka reaguar për sulmet gjatë natës në Uman, Dnipro dhe Kiev.
“Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre për shkak të terrorit rus. I jam mirënjohës forcave tona ajrore, kujtdo që ndihmon në kapërcimin e pasojave të sulmeve të armikut, kujtdo që mbron popullin tonë.
“Ky terror rus duhet të përballet me një përgjigje të drejtë nga Ukraina dhe bota. Dhe do të ndodhë. Nuk do të harrojmë asnjë krim, nuk do të lëmë asnjë pushtues të shmangë përgjegjësinë”, tha Zelenski.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje