Kryeministri Edi Rama nuk e llogarit si kundërshtar edhe pse bën sloganin e fushatës e ka mbështetur tek ai.
Në anën tjetër Sali Berisha e ka ftuar sërish në debat.
“Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe refuzimin e ballafaqimit të kandidatëve nga Edi Rama si një akt të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve shqiptarë. Rama nuk i nxjerr kandidatët sepse mbi ta rëndojnë fatura dhjetëra milionë euro vjedhjesh nga më të ndryshme. U bëj thirrje medieve të vendosin në studio dy karrige dhe të ftojnë kandidatët për debat dhe të lënë bosh karrigen e kandidatit që nuk paraqitet. Sikundër përsëris ftesën ndaj Edi Ramës, të vijë në debat, të paraqesë para shqiptarëve gjithçka ai e konsideron se i shërben interesit të pushtetit të tij. Nuk vjen dot. Unë e bëj këtë, por unë jam i bindur se ai nuk mund të vijë në debat. Rëndojnë afera të tmerrshme mbi shpatullat e tij. Dhe unë ia nxjerr dokumentet një nga një përpara shqiptarëve. Unë do i rreshtoj jo vetëm vjedhjet e tij, por edhe me familjarët e tij në tendera. Pra, Edi Rama nga njëra anë i fsheh kandidatët e tij, dhe vetëm pas denoncimeve të përsëritura të mia, nxori fytyrën e Lal Fallcit, se edhe atë e kishte zhdukur, nga ana tjetër nuk pranon debatet. Kjo është një fyerje e madhe për qytetarët. U bëj thirrje qytetarëve të kërkojnë nga kandidatët të debatojnë, qoftë edhe në sheshet e qytetit…”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje