Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias tha se procesi i përmbylljes së marrëveshjes se Detit me Shqipërinë është vetëm çështje kohe.
Në takimin me kreun e qeverisë, Edi Rama që ndodhet në Athinë për të marrë pjesë në forumin ekonomik të Delphit, Dendias u shpreh se Shqipëria ka rënë dakord në parim për marrëveshjen. Greqia sa duket ka dalë e kënaqur nga kjo marrëveshje sa kohë që Dendias u shpreh me nota euforike.
Sipas tij, draft projekti do të të specifikohet ditët në vijim dhe do t’i dorëzohet më pas Shqipërisë.
“Po, do të zhbllokohet. Besoj më herët se sa e mendojmë. Historia e marrëveshjes në parim me Shqipërinë është diçka për të cilën unë jam veçanërisht i lumtur. Do mund të thoja dhe krenar. Shqipëria ka rënë dakord në parim dhe këtu duhet të vendosim emër, Edi Rama u dakortësua në parim. Se si konkretisht do të specifikohet në draft projektin për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, do duhet ta shohim në kuadrin e autorizimit që do t’i jepet qeverisë Rama nga presidenti shqiptar. Por parimisht, marrëveshja është e shkëlqyer, një marrëveshje shembull për Turqinë”, tha Dendias.
Dendias nuk la pa përmendur edhe miqësinë e Ramës me Erdogan duke thënë se të njëjtën marrëveshje që po bëjnë me Shqipërinë, do ia propozojnë edhe Turqisë. Sipas ministrit grek, Greqia nuk e ka në plan që të acarojë marrëdhëniet me Turqinë duke shpjeguar se cështja do të zhbllokohet.
“Të mos harrojmë se Edi Rama është mik i ngushtë i presidentit Erdogan, Shqipëria është vend mik i Turqisë. Unë besoj se mund të jetë njësoj vend mik edhe i Greqisë. Nuk e konsideroj një lojë të shumëzuar me zero. Por Shqipëria, mikja e Turqisë, ra dakord, bëri marrëveshje pikërisht me të njëjtin propozim që i bëmë dhe Turqisë. Mendoj se ky fakt duhet të jetë qetësues për palën turke, përsa i përket qëllimeve greke”, tha Dendias.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje