Gazeta Si – Dy javë pas nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, OSBE/ODIHR ka publikuar një raport të ndërmjetëm.
Në dokumentin e misionit tëë ODIHR për këtë proces zgjedhor në Shqipëri, vërehet klima e polarizuar e thellë politike.
“Mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga dominimi i elitave politike tradicionale dhe nga polarizimi i thellë ndërmjet partive të mëdha. Kjo, e shoqëruar nga një konflikt brenda PD-së, ndikoi në punën e parlamentit, duke përfshirë dhe reformën zgjedhore”, shton raporti.
Sipas raportit, fushata e partive ka qenë modeste deri tani dhe me tone të moderuara, ndonëse theksohet për regjistrimin e dy rasteve të dhunës, ku në njërën prej të cilave u rrezikua anëtari i një partie.
Rasti i dhunës që i është rrezikuar jeta një personi lidhet me eksplozivin e vendosur në makinën e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.
“Kështu, që fushata ka qenë relativisht modeste dhe me ton të moderuar deri më tani. MVZ-ve të ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, ku në njërën prej tyre u rrezikua jeta e një anëtari partie”, thuhet në raport.
Në lidhje me financimet e partive, në raport shkruhet se garuesit mund të financojnë fushatën e tyre me fonde publike dhe private, ndërsa ligji parashikon kufizime.
“Periudha 30 ditore e fushatës filloi më 14 prill dhe është veçanërisht e dukshme në Tiranë. Deri më tani, fushata nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka pasur një ton të moderuar”, – thuhet mes të tjerash në raport.
Po ashtu theksohet se një sërë rekomandimesh të vitit 2020 nuk janë zbatuar ende.
“Ndërsa, një sërë rekomandimesh të mëparshme të ODIHR-it u adresuan, duke përfshirë ato për masat mbrojtëse kundër abuzimit me burimet publike dhe garancitë e forcuara për balancën gjinore në listat e kandidatëve, shumë prej tyre ende nuk janë zbatuar, përfshirë ato që lidhen me përbërjen e komisioneve zgjedhore të nivelit më të ulët, mekanizmi i tërheqjes së kandidatëve, e drejta e votës për personat me aftësi të kufizuar intelektuale ose psikosociale, përgjegjësia penale për shpifje, përdorimi i materialeve të fushatës të përgatitura nga partitë politike në lajme dhe të drejta të barabarta të vëzhguesve partiakë dhe qytetarë”.
Sa i përket fushatë ODIHR thotë se subjektet zgjedhore, “duken të jenë të orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë”.
(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje