Gazeta Si – Sulm i ashpër nga Kim Yo-jong, motra e fuqishme e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ndaj presidentit amerikan Joe Biden, fajtor – sipas saj – për deklarimin se një sulm i mundshëm bërthamor nga Pheniani do të shkaktonte “fundin e regjimit”.
“Mund të konsiderohet një vërejtje e pakuptimtë nga një person në moshë të madhe, i cili nuk është aspak në gjendje të marrë përgjegjësinë për sigurinë dhe të ardhmen e Shteteve të Bashkuara, – janë fjalët e Kim Yo, – një plak pa të ardhme, pasi është shumë për të qeverisë, kur i kanë mbetur edhe dy vitet e mandatit”.
“Ne nuk mund të lëmë të harrojmë ose të anashkalojmë faktin që kreu i shtetit armik përdori zyrtarisht dhe personalisht fjalën ‘fundi i regjimit’ para syve të botës. A do ta konsideronim thjesht si pleqëri tëë njeriut?”, komentoi Kim në një seri deklaratash të rinisura nga agjencia zyrtare KCNA.
“Nëse marrim parasysh se kjo shprehje është përdorur personalisht nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, kundërshtari ynë më armiqësor, është retorikë kërcënuese”, tha ajo.
Tonet kujtojnë ato të fyerjeve që ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe Kim Jong-un shkëmbyen në fund të 2017: manjati iu drejtua liderit të Koresë së Veriut si një ‘njeri me raketë’ dhe iu përgjigj me një shprehjë (“i pikëlluar”).
Për Korenë e Veriut, e ashtuquajtura “Deklarata e Uashingtonit” e nënshkruar të enjten nga presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, Joe Biden dhe Yoon Suk-yeol, në lidhje me forcimin e “parandalimit të zgjeruar”, “është një produkt tipik i politikës së tyre ekstreme armiqësore, e cila pasqyron një gatishmëri për veprime më armiqësore dhe agresive” dhe që “ekspozon paqen dhe sigurinë e Azisë Verilindore dhe të botës në një rrezik më të madh”, thotë Kim Yo-jong.
“Ne duhet të përmirësojmë më tej pengesën e luftës bërthamore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje