Ka ndodhur

Sekuestrohen 94.000 dollarë në Rinas, nën hetim dy shtetas nga Libia

Gazeta Si – Dy shtetas libianë janë proceduar penalisht këtë të shtunë nga policia kufitare, pasi kanë tentuar që të fusin përmes aeroportit të Rinasit një sasi prej 94.000 dollarësh të padeklaruara.

Sipas policisë mësohet se gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë.

Ndërsa shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë