Sali Berisha ka publikuar spotin e zgjedhjeve të 14 majit, përmes një letre të hapur për shqiptarët.
“Kjo letër e hapur i drejtohet çdo shqiptari, demokrat, socialist, të paparti. Unë Sali Berisha kam pasur nderin t’ju shërbej si president, si kryeministër. Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite. Por kurrë në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë si në këto zgjedhje.
Ne kemi humbur 33% të popullsisë në 8 vite dhe 83% e atyre që mbeten kërkojnë të largohen.
Qytetet tona po shuhen, rinia po zhduket, kurrë nuk ka qenë Shqipëria më në rrezik se tani.
E vërteta është se sa më shumë pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët, sepse me këtë pushtet ai krijon kushte për dëbimin tuaj. Sot shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin. Vota për Edi Ramën nxit shpopullimin. Kur të mbeten shqiptarët e fundit do të jetë shumë vonë për ta shpëtuar Shqipërinë”, shkruan ai.
“Prandaj në këto zgjedhje bashkimi i çdo shqiptari është jetik. Socialist, demokrat, i paparti jeni njësoj të vjedhur. Të gjithë kemi humbur 1/3 e njerëzve të dashur.
Shqipëria e të gjithëve është në rrezik.
Le ta shpëtojmë atë!
Me 14 maj nuk votojmë vetëm për bashkitë!”, mbyll letrën Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje