Politike

Berisha në Pukë: Edi Rama është përfaqësuesi i Vuçiç

Nga Gazeta Si- Gjatë një takimi me qytetarët e Pukës, ish-kryeministri është shprehur se kryeministri Ed Rama është përfqësues i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Rrok Dodaj.

Gjatë fjalës së tij Berisha sulmoi edhe kandidatin e PS-së për këtë bashki, Gjon Gjonaj, për të cilin tha se i futi thonjtë në fyt një qytetari në mes të rrugës.

Ai ftoi që në 14 maj qytetarët të bashkohen rreth koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të bëjnë ndryshimin.

“Unë jam sot para jush për të paraqitur një njeri me vizion, Rrok Dodën.  Së bashku me ju ndoqa me shumë kënaqësi programin që paraqiti para jush, program i një njeriu që ju njeh qytetarëve dhe gjithë Pukës, hallet e tyre. Programi i një njeriu me vizion që jo vetëm njëh problemet, por jep edhe zgjidhjet” tha Berisha duke shtuar se Puka ka potenciale të jashtëzakonshme.

“Një pjesë e jona kanë jetuar diktaturën. Por kurrë ndonjëherë ne nuk kemi parë ndonjë kryetar të komitetit ekzëkutiv që të shkojë e t’i fusë thonjtë në fyt qytetarit, siç bëri Gjon Gjonaj këtu në Pukë. Kësaj i thonë fushatë me thonj në fyt. Ndërtove shtëpitë gjoja banesa sociale dhe kujt ja dhe? Kryetarit tënd të këshillit. Ai rri në Tiranë dhe shtëpinë e jep me qira si hotel. Një kryeministër që vjedh çdo ditë dhe që qytetarët e tij i duken qenie të pavlera. Një kryeministër që i ngriu rrogat. Çfarë sollën bordet, çdo qytetar ka shpenzuar 430 mijë lekë më shumë për ushqimet. Rama është përfaqësues i vëllaut të tij Aleksandër Vuçiçit. Serbia sot po të mos ishte verbëria e nacionalizmit të saj, do të ishte anëtare e BE-së. Serbia preferon të qëndrojë prapavijë e agresorit barbar rus. Përpiqet të mbajë peng Kosovën. Kurse Rama nuk thotë që Shqipëria pa Kosovën në BE nuk ka kuptim, por thotë që Shqipëria pa Serbinë në BE nuk ka kuptim”, u shpreh Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë