Gazeta Si – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një interviste për transmetuesin “TRT Turk”, deklaroi se agjentët e MIT (shërbimet sekrete të Ankarasë) “neutralizuan”, gjatë një operacioni në Siri që u zhvillua të shtunën, “të ashtuquajturin lider të DAESH-it (ISIS ), me emrin e koduar Ebu Husein Al-Qurashi”.
Lajmi është brë i ditur edhe nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu”. Presidenti turk theksoi se shërbimet sekrete kishin ruajtur Al-Qurashin për një kohë të gjatë dhe se Turqia do të vazhdojë të punojë për të luftuar organizatat terroriste “pa bërë dallime mes tyre”.
Inteligjenca e Ankarasë dhe policia ushtarake lokale, e mbështetur nga Turqia rrethuan një zonë pranë qytetit të Jindires në rajonin veriperëndimor të Afrinit në natën midis së shtunës dhe të dielës, sipas një korrespondenti të AFP-së në Sirinë veriore, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit të kaluar.
Banorët thanë se operacioni dyshohet se kishte në shënjestër një shtëpi ferme të braktisur që ishte përdorur si një shkollë islame.
Sipas një dëshmitari të cituar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, operacioni do të kishte zgjatur rreth një orë, pas së cilit do të dëgjohej një shpërthim i fortë.
Zona më vonë do të rrethohej nga një kordon sigurie, për të parandaluar hyrjen nga persona të paautorizuar.
Al-Qurashi u bë kreu i ISIS në nëntor 2022, pasi lideri i mëparshëm i grupit terrorist, Abu al-Hassan al-Hashimi al-Qurashi, u vra në një operacion në Sirinë jugore.
Ky i fundit kishte pasuar Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurashin, i cili hodhi veten në erë gjatë një sulmi amerikan në 3 shkurt 2022, gjithashtu në territorin sirian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje