Gazeta Si – Një krim brenda familjes është shmangur në fshatin Grabovë të Gramshit, ku ka rënë në pranga një 53-vjeçar, i cili kërcënoi bashkëshorten dhe fëmijët se do i vriste.
Gjergj Sotirit iu gjet nga policia një seri armësh pa leje, konkretisht 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe fishekë.
Sotiri ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj gruas dhe fëmijëve prej kohësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje