Ka ndodhur

Shkodër, 36-vjeçari nga Sri Lanka tenton të kalojë ilegalisht një grua në Han të Hotit

Gazeta Si – Një 36-vjeçar nga Sri Lanka, por banues në Francë, është arrestuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Policia thotë se i riu tentoi që të kalonte nga pika e Hanit të Hotit në anën e kufirit malazez një 34-vjeçare, gjithashtu nga Sri Lanka banuese në Shkodër. Kjo e fundit është proceduar në gjendje të lirë.

J.J., 36 vjeç, banues në Paris, Francë, akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sipas informacioneve, 36-vjeçari e kishte fshehur në makinë të renë. Policia njoftoi se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë