Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar një video në tre rrugë që ndodhen në të njëjtën zonë dhe në të njëjtin terren, por me tri çmime të ndryshme për metër të asfaltit
“Si është e mundur që brenda një distance kaq të shkurtër, në tri rrugë që ndodhen në të njëjtën zonë dhe në të njëjtin terren, kemi tri çmime të ndryshme për metër të asfaltit elektoral?! Në rrugën “Nikolla Tupe”, 1 metër asfalt elektoral koston 19,994 lekë. Në rrugën mbrapa shkollës “Edit Durham”, metri i asfaltit elektoral koston 25,103 lekë. Ndërsa në rrugën “Beqir Rusi”, 1 metër asfalt elektoral koston 29,315 lekë. Si shpjegohet që njëra rrugë kushton gati 40% më shtrenjtë se rruga tjetër, ndërkohë që kemi të njëjtën cilësi asfalti dhe të njëjtin objekt punimesh? Arsyeja është shumë e thjeshtë, vjedhja dhe abuzimi me taksat e qytetarëve të Tiranës, nga kryetari ende në detyrë i bashkisë, Erion Veliaj”, thotë ai përmes një video ilustruese të tre rrugëve.
“Erion Veliaj nuk pati kohë në tetë vite të ndërtonte një infrastrukturë rrugore dinjitoze për Tiranën! Me rreth 1 miliard euro buxhet, ai mund të shtronte edhe rrugët e Parisit, por fokusi i tij ishin lejet e ndërtimit dhe vjedhja me megaaferën e inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston. Rrugët nuk u shtruan sepse taksat e qytetarëve u vodhën dhe u shpërdoruan! Me ziftin elektoral që po hidhet tani me nxitim, Erion Veliaj nuk e zbardh dot faqen! Përkundrazi, po e nxin edhe më shumë duke abuzuar edhe në ditët e fundit të detyrës me taksat e qytetarëve të Tiranës”, thotë Blushi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje