Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kishte në fokus Erion Veliajn kur tha fondi i pagave ka qenë shumë më i madh se investimet. Ai nuk është ndjerë rehat edhe për artistët që kanë mbështetur Veliajn në këtë periudhë fushate elektorale.
“Të gjitha paratë shkojnë për propagandë dhe për deklarata VIP-ash. Është koha të flasin qytetarët dhe është koha të ndëshkojmë edhe VIP-at që flasin në këmbim të përfitimeve që marrin nga kryetari i komanduar”, tha Meta.
Meta, i pyetur nga gazetarët, nuk u përgjigj se sa bashki synojnë me 14 maj, por premtoi se, Shqipëria do të jetë në festë atë ditë.
“Sot dy javë Shqipëria do jetë në festë se ka çrrënjosur monizmin në pushtetin vendor si edhe bazën kryesore të monizmit në nivel kombëtar. Kjo është shumë e rëndësishme për popullin e Shqipërisë.
Bashkimi është shumë optimist, një triumf i opozitës së bashkuar një shumicë e padiskutueshme. Ata s’kanë rivalë, rivalët nuk iu dalin nëpër media, televizione.
Kandidatët tanë kanë integritet të shkëlqyer, programe të jashtëzakonshme, ide konkrete duke ofruar zgjidhje që këta që kanë nga dy tre apo katër mandate nuk i kanë. Nuk ka numër në këtë garë, ne e respektojmë vullnetin e qytetarëve, por ne kemi hyrë për të fituar kudo”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje