Ka ndodhur

Aksident në Fier, plagosen dy persona

Nga Gazeta Si- Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Sheqishtë-Frashër. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volksëagen”, i cili ka qenë i parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë