Politike

Rama nga Korça: Po bashkëpunojmë me Azerbajxhanin, shumë shpejt realizojmë projektin e sistemit të furnizimit me gaz

Nga Gazeta Si- Në një takim elektoral me gratë e Korçës, kryeministri Edi Rama zbuloi bashkëpunimin me qeverinë e Azerbajxhanit për projektin e sistemit të furnizimit me gaz në këtë qytet. Sipas kreut të qeverisë, projekti pritet të nisë shumë shpejt dhe pritet t’i japë fund njëherë e mirë problematikës së ngrohjes.

“Ne jemi duke punuar me qeverinë e Azerbajxhanit dhe projektin e parë i cili po finalizohet dhe për të cilin është gati edhe financimi është projekti i ndërtimit të sistemit të furnizimit me gaz për ngrohje të të gjitha shtëpive të Korçës dhe besoj që ky është një lajm i mirë për gratë që nuk do të kenë më nevojë të luftojnë me burrat që t’ju gjejnë dru për zjarr”, tha Rama duke shtuar se ky është një lajm i mirë për familjet e Korçës që nuk do të kenë më një dhomë të nxehtë dhe të tjerat të ftohta.

“Ky nuk është një projekt që do të nisë pas shumë vitesh por shumë shpejt bashkë me të tjera projekte që i kemi përgatitur sepse ju e dini që Korça është i vetmi vend në Shqipëri që ka dy kryetar bashkie, një këtu dhe një në qeveri në Tiranë”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë