Partia e Lirisë ka ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ për ndarjen e anëtarin e katërt e KZAZ-së mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që anëtari i katërt i KAZA-së të ndahet mes Partisë së Lirisë dhe PDIU-së, duke lënë për pasojë koalicionin Berisha-Meta pa anëtarë në gjysmat e KAZA-ve të vendit.
PL kërkoi më herët nga kryekomisioneri që anëtari i katërt t’i takonte asaj në gjithë Shqipërinë me argumentin se PDIU nuk ishte më në opozitë.
Në baze të shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit.
Ndërsa, Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet i ranë tavolinat me numër çift.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje