Lajme

Digjet banesa në Elbasan, lëndohet 77-vjeçari

Një i moshuar ka mbetur i lënduar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte përfshirë banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Katundi i Ri në Elbasan, në banesën e shtetasit me iniciale I. L., 77vjeç.

77-vjeçari në përpjekje për të shuar zjarrin, është lënduar lehtë dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë