Ka ndodhur

Fier, 42-vjeçari godet me çekiç një person gjatë një konflikti

Gazeta Si – Një 42-vjeçar në Fier, me iniciale E.S., ka goditur me çekiç 55-vjeçarin Q.H., për motive të dobëta. Sipas policisë, i plgosuri ndodhet në spital ku po merr trajtimin mjekësor, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, ku 42-vjeçari, ka goditur me sende të forta (çekiç), 55-vjeçarin, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Policia tha se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë