Mirela Karabina, drejtoresha e komunikimit e Roland Bejkos, njoftoi përmes një deklarate për mediat se kandidati i PD-së për Tiranën ka paraqitur një tjetër ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sa i përket përdorimit të emrit logos dhe simboleve të Partisë Demokratike nga subjekte që sipas tij nuk kanë lidhje me këtë forcë politike.
Karabina nuk përmendi emër, por ankesa ka lidhje të drejtpërdrejtë me Sali Berishën
“Ne konstatojmë se deri më sot, kur kanë mbetur edhe 12 ditë nga mbarimi i fushatës elektorale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë ende asnjë masë kundër personave dhe subjekteve që janë duke shkelur ligjet dhe Kodin Zgjedhor shqiptar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për detyrë të garantojë zbatimin e ligjeve dhe Kodit Zgjedhor në përputhje me liritë dhe të drejtat politike të çdo force politike që merr pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Përdorimi i logos dhe emrit të Partisë Demokratike nga subjekte zgjedhore që nuk e përfaqësojnë atë ligjërisht dhe politikisht është duke keqinformuar publikun shqiptar dhe deformuar garën politike në kundërshtim me të gjitha parimet kushtetuese të demokracisë dhe përfaqësimit politik.
Prandaj, ne kërkojmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë detyrën që ligjet në fuqi dhe Kushtetuta i ngarkon për të garantuar parimet e shtetit ligjor dhe garës politike demokratike”, tha Karabina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje