Ka ndodhur

Qarkullonte dollarë fals në treg, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 37-vjeçar nga Tirana u arrestua këtë të mërkurë, pasi hodhi në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Dyshohet se shtetasi me iniciale F.A., ka hedhur vazhdimisht në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të prerjes 100 dollarë.

Sipas policisë, mësohet se ky shtetas ka qenë i arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje dhe për mashtrim.

Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë