Ka ndodhur

Arrestohet nënkomisari i policisë në Korçë, u përfshi në një aksident i dehur në timon

Gazeta Si – Një punonjës policie është vënë në pranga në qarkun e Korçës këtë të mërkurë.

Sipas disa burimeve paraprake, shefi i postës së Policisë Pustec, nënkomisar Spartak Fejzaj është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Po ashtu, ai është përfshirë në një aksident rrugor me një autobus.

Mësohet se nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen.

Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë