Politike

KQZ, ultimatum partive politike për posterat e fushatës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar heqjen e posterave pa shënimin “prodhuar në përgjegjësinë ligjore të subjektit”.

Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, ka urdhëruar heqjen e këtyre posterave nga policia bashkiake dhe policia e shtetit, brenda orës 24:00 të ditës së premte të kësaj jave.

”Ne do urdhërojmë të hiqen materialet propagandistike të cilitdo subjekt zgjedhor që s’përmban shënimin ‘Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të subjektit zgjedhor…’ urdhërohet policia bashkiake të heqë këta posterë. Deri në orën 24:00 të ditës së premte të kësaj jave do të duhet të marrim informacion nga drejtuesit respektivë të policisë bashkiake dhe të shtetit mbi zbatimin e vendimit”, tha Celibashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë