Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një takim të zhvilluar me ish-të përndjekurit bashkë me kandidatin për Tiranën, Roland Bejko, ka shigjetuar Ramën, Metën dhe Berishën.
“…Vazhdojmë sot të diskutojmë që në krye të politikës apo të institucioneve janë ende zgjatime të para 90-ës. Dhe shihni, njëri është produkt i drejtpërdrejt i edukatës së bllokut komunist, ai që sot është kryeministër. Dhe që në fakt nuk ka bërë një gjë të thjesht, unë disa herë ia kam kërkuar në parlament, të kërkonte falje për atë se çfarë i ati ka bërë për Avzi Nelën. Po si mund të vazhdojë ende sot një sekretar partie, ai që kemi pasur ne lider historik, kryetar partie një sekretar i partisë së punës, të vazhdojë të jetë ende figurë qendrore e politikës. Është edhe paaftësia, pamundësia, mosgjetja e kurajës brenda Partisë Demokratike për të bërë një distancim të tillë.
Mesa duket metastazat e psikozës komuniste në këto 33 vite kanë qenë thjesht dhe vetëm në letargji. Kemi ecur gjithmonë me idenë se me kalimin e kohës do të fshihej, do të humbiste, do të tretej mentaliteti sovjetik, mentaliteti komunist. Ja ku erdhi koha, pas 33 vitesh, në një moment ku u ndjenë të rrezikuar dhe u ndjenë të rrezikuar në fakt për shkak të asaj se çfarë ka qenë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kur doli në pah reagimi sovjetik i një përfaqësuesi, i fshehur brenda Partisë Demokratike.
Po si mund të vazhdojë të jetë figurë qendrore një individ si Ilir Meta?! I cili përveç të shkuarës së majtë dhe që nuk e fsheh, mbart me vete, ka veshur me vete edhe atë që është ves i politikës shqiptare, të qenit dhe të konsideruarit të politikës si një mejdan ku bëhen vetëm pazare…”, tha ndër të tjera Alibeaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje