Politike

14 maji/ Yuri Kim me drejtorin e Policisë së Shtetit: Procesi t’u përmbahet standardeve ndërkombëtare  

Pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi një takim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Gjatë bisedës, Kim ka theksuar rolin vendimtar të policisë në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.

“Ambasadorja Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.

Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë