Politike

Berisha: Europa i ndërton shkollat me më pak se 1 mln euro, Rama me 7 mln euro

Në prezantimin e kandidatit të koalicionit të tij në Përrenjas, Sali Berisha ka vazhduar me akuzat drejtuar kryeministrit dhe kabinetit të tij.

Duke prezantuar kandidaten për Bashki, nga “Bashkë Fitojmë”, Suzana Topi, Berisha tha se Rama ndërton shkollat 7 mln euro kur në një vend europian shkojnë më pak se 1 mln euro.

Sipas ish-kryeministrit, 80-90% e parave që shpallen për punë publike vidhen nga Rama.

“Ky zotëri që shëtit me avion me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 milionë euro, ky që blen vazon e drurit për oborrin e kryeministrisë 4 mln euro, që darkon me 10 mijë euro ky nuk ka ndjenja për qytetarët.

E vura re para dy ditësh, një mbështetësi të tij i ra të fiktë i ktheu shpinën sikur të ishte armik. Këto janë sedimentet e tij për qytetarët.

Pra çfarë bëri ky, ky ngriu rrogat, ngriu pensionet, por çmimet nuk ngrihen dot. Çmimet në kushte tregu rriten nga viti në vit dhe rritja e tyre është dëshmi e një zhvillimi të ekonomisë. Por rritja e tyre kërkon që të rriten rrogat më shumë se çmimet.

Tallet me qytetaret, rrit rrogën e presidentit, del e thotë ja bëra 4mln e 600 mijë lekë, admiralit ja bëra aq e kaq, po qytetarëve, po nëpunësve, po ushtarakëve, po infermiereve ku i rriti? Mashtrues cinik, miratoi ligjin dhe e mbylli parlamentin vetëm e vetëm për të mashtruar qytetarët

I them urdhëro zotrot, nesër ligjin në parlament ta votojmë, por nuk e sjell se është mashtrues i paskrupullt para qytetarëve.

80-90% e parave që shpallen për punë publike vidhen. Nuk ka vend tjetër në botë që të ndërtojë autostradën në fushë me 24 mln euro. Gjermania, Norvegjia, Suedia i ndërtojnë me 2-3 mln euro. Kurse Rama  i ndërton me 24 mln euro. Por çfarë bëjnë? I vjedhin. Ndërtojnë shkollat me 6 – 7 milionë, ndërkohë kur shkon 700 mijë në Francë gjermani dhe kudo tjetër”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë