Gazeta Si – Dy turistë gjermanë janë gjetur pas disa orësh kërkime nga policia, pasi ditën e djeshme kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë në Gjirin e Gramës në Vlorë.
Sipas policisë, dy turistët ishin bllokuar për shkak të terrenit të thepisur në këtë zonë, teksa eksploronin Gjirin e Gramës.
Gjatë tentativës për të gjetur një rrugë dalje, njëri prej tyre ishte kafshuar nga një qen.
Pas gjetjes, ata janë transportuar me mjet lundrues të Policisë Kufitare me qëllim për të marrë sa më shpejt ndihmën mjekësore. Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje