Ka ndodhur

Arrestohet 59-vjeçari në Berat, dyshohet se kreu veprime të turpshme ndaj të miturës

Gazeta Si – Një 59-vjeçar është arrestuar në qytetin e Beratit, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një vajze 13-vjeçare.

Policia tha se pas kallëzimit të së miturës në komisariat, policia prangosi shtetasin F.P., 59 vjeç, banues në Berat.

Dyshohet se 59-vjeçari i ka kryer veprimet e turpshme ndaj të miturës në hyrje të pallatit ku kjo banon. Policia thotë e po vijon veprimet hetimore për verifikimin e plotë të kallëzimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë