Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi votën e demokratëve të Beratit për këshillin bashkiak të PD.
Alibeaj kërkoi votën e tyre duke kritikuar figurën e Sali Berishës i cili kërkon votat e të djathtës gjithashtu nën koalicionin “Bashkë Fitojmë” me Ilir Metën.
“…Rreziku vinte nga një individ, përfituesi i madh nga Partia Demokratike, lideri I madh historik, ka garantuar pjesën e vet në histori dhe e ka marrë këtë prej demokratëve. Dy herë president, dy herë kryeministër, I mbajtur edhe në situata të vështira, kujtoj këtu 97-ën. I ringritur edhe një herë në piedestalin politik, pas asaj periudhe dhe është jo vetëm në aspektin njerëzor, por edhe në aspektin politik, e pafalshme që shpërblimi, detyrimi, mirënjohja, quajeni si të doni që kushdo duhej t’ua rikthente demokratëve, të ishte ajo se çfarë ndodhi në një vit e gjysmë.

Sulm, goditje me idenë që të asgjësohej Partia Demokratike për një hall personal. E pandershme për të gjithë demokratët që kanë kontribuar e kanë lidhur fatin e tyre personal, reputacionin e tyre me siglën e Partisë Demokratike. Ky ishte rreziku. Rreziku ishte ta kthente Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan. Ta bësh këtë gjë, do të thotë ta ekzekutosh Partinë Demokratike….”, tha Alibeaj. Sipas tij, Berisha ka të njëjtën qasje si dikur Enveri ndaj të ndërkombëtarëve
“E pra, qëndrimi që mban sot Sali Berisha ndaj Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, është I njëjti si qëndrimi që mbante Enver Hoxha anglo-amerikanëve. Në fakt, ajo se çfarë realisht Sali Berisha kërkonte të bënte në Shqipëri, ishte të krijonte një lëvizje anti-amerikane. Për herë të parë në tre dekada demokraci dhe për herë të dytë pas Enver Hoxhës, në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptarë, fillonte kjo lëvizje. Që prej shpalljes non grata nga SHBA-të, inkurajues I korrupsionit madhor dhe minues I demokracisë, Sali Berisha ka provuar të godasë Amerikën herë me shpatë të madhe, herë me biçak, herë me qitje të largët e herë me baltë. I ka provuar të gjitha për të dalë nga gropa e turpit ku e futën aleatët tanë të mëdhenj…”, tha Alibeaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje