Ka ndodhur

Aksidentohet me motor çifti i turistëve të huaj në Lezhë

Gazeta Si – Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër. Një makinë ka përplasur një çift turistësh që lëviznin me motor së bashku me grupin e tyre. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Ende nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore, emrat e tyre dhe se çfarë kombësie janë, pasi dyshohet se janë me shtetësi të huaj.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë