Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim elektoral me banorët e Tepelenës të cilëve u kërkoi votën për Tërmet Peçin për një tjetër mandat në krye të bashkisë.
“Ku e gjejnë ata pafytyrësinë që të vënë kandidat këtu. Nuk duhet të kishin vënë fare. Për çfarë i vënë? Që të vijnë të sjellin prapë plehrat? Ju kujtohet si ishte Tepelena ku liheshin plehrat rrugëve? Sot nuk shikon një copë letër në rrugë sepse janë bashkuar bashkë edhe kujdesi i bashkisë edhe komunitetit.
Çifti i Salikes. Një emër ka ai çift, Salike non-grata. Nuk ka shans më për t’ju dhënë më gjë shqiptarët. Ata duhet t’u japin llogari shqiptarëve para drejtësisë për borxhet që u kanë shqiptarëve. Që nga borxhet e gjakut deri tek ato të hidrocentraleve. Mos kini dyshim, drejtësia vonon por ka gjithmonë e më pak shanse të harrojë” tha ai.
Sa i takon zhvillimit të zonës, Rama u shpreh se gjatë drejtimit të socialistëve në këtë bashki janë ndërtuar mbi 90% e rrugëve dhe është rritur numri i turistëve.
“Janë mbi 15 mijë turistë që kanë ardhur në Tepelenë vitin e shkuar. Ambicia ime është që Tepelena të bëhet vendi ku të vijnë 150 mijë turistë dhe të rrinë këtu, të ndalojë këtu, të hanë të flenë dhe mos kujtoni se kjo është e pamundur. Ishte më e vështirë kjo që kemi bërë deri më tani sesa ajo që do bëjmë më tutje. Janë 90% e rrugëve të Tepelenës të shtruara, ishin lënë në baltë dhe pluhur. Tepelena vuante për ujë deri para disa vitesh. Sot gjithë zona ka ujë të pijshëm 24 orë. Është fushata e parë që unë mbaj mend që nuk flasim më për ujin e pijshëm si një gjë që do e bëjmë në të ardhmen. Kalaja nuk do jetë më kantier por motor tjetër ekonomik për Tepelenën. Aty do ketë shërbimi, hoteleri të vogël, aty do gëlojë nga turistët” tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje