Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nuk janë futur në koalicion me Sali Berishën dhe Ilir Metën, por në disa zona të caktuara ata e kanë dhënë mbështetjen për ta.
Pas Durrësit, ata kanë zhvilluar një takim me këshilltarët e partive të opozitës dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Kamzën, Arjan Hoxha.
Mediu gjatë këtij takimi ka theksuar se është e domosdoshme që cdo votë për këshilltarë të jetë dhe votë për kandidatin Arjan Hoxha.
“Pavarësisht presionit të qeverisë, ne duhet të luftojmë që çdo qytetarë të votojë dhe t’i mbrojmë votën dhe këtë duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Sot është në pikëpyetje e ardhmja e vendit dhe pluralizmi politik”, tha ai.
Ndërsa Agron Duka theksoi se Arjan Hoxha nuk është kandidat vetëm i koalicionit “Bashkë Fitojmë” por i gjithë opozitës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje